Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin e vjetër Levan- Mifol, në vendin e quajtur Ferras. Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar i përmbysur në kanalin anësor. Tre të lënduarit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po marrin ndihmën mjekësore. Në vendngjarje policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.
Rrëfimi i dëshmitarit:
“Ne ishim duke pirë kafe. Na thanë që kanë rënë njerëz këtu, sepse këtu kemi shtëpinë, dhe mendova mos ishin familjarë, por jo, ishin njerëz të tjerë. U dhamë ndihmën e shpejtë, i nxorëm nga makina, sepse ishin brenda në makinë. Në ujë ishin, ndërsa italiani kishte dalë nga makina. Pastaj erdhi ambulanca dhe i mori.”