FLASH :

Video/ Makina përfshihet nga flakët në autostradën Kashar–Thumanë, dyshohet defekt elektrik

Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në autostradën e re Kashar–Thumanë, duke shkaktuar panik mes drejtuesve të tjerë të mjeteve. Ngjarja ndodhi në orët e para të ditës dhe dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një defekt elektrik në sistemin e makinës.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Drejtuesi i automjetit ka arritur të dalë në kohë, para se zjarri të përfshinte plotësisht mjetin.

Flakët kanë qenë të fuqishme dhe janë vënë re nga kalimtarët e shumtë, ndërsa shërbimi zjarrfikës ndërhyri për neutralizimin e situatës.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e plota të ngjarjes, ndërsa qarkullimi në aksin përkatës u ngadalësua përkohësisht.