FLASH :

Makina fluturon në ajër në aksin Peqin–Elbasan, pranë fshatit Paper, drejtuesi shpëton për mrekulli

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Peqin–Elbasan, pranë fshatit Paper. Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke “fluturuar” disa metra në ajër përpara se të përfundonte jashtë asfaltit.

Sipas raportimeve paraprake, drejtuesi i mjetit ka shpëtuar për mrekulli dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai është transportuar menjëherë drejt spitalit për kontroll mjekësor, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Dyshohet se shkak për aksidentin mund të jenë bërë shpejtësia tej normave të lejuara dhe kushtet e rrugës, por hetimet vijojnë.