FLASH :

Macron shprehet skeptik: Dyshoj se Putini dëshiron paqe

Presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili ishte gjithashtu prezent në takimin e djeshëm në Shtëpinë e Bardhë, është shprehur skeptik se Vladimir Putin kërkon paqe në Ukrainë.

“Dyshoj se Putini dëshiron paqe. Kemi bërë përparim, por mbetem i kujdesshëm”, tha Macron, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare.

Macron bëri thirrje për “sanksione të shtuara” kundër Rusisë nëse negociatat dështojnë.