Qeveria franceze, e drejtuar nga kryeministri François Bayrou, mund të mos arrijë të marrë votëbesimin në Parlament të hënën, më 8 shtator, duke hapur rrugën për një krizë politike në Paris.
Sipas raportimeve të Politico, presidenti Emmanuel Macron po përgatitet për një skenar të tillë dhe synon të caktojë një kryeministër të ri para datës 18 shtator, me vendin që po përballet me greva të mëdha kombëtare të paralajmëruara nga sindikatat.
Grevat e 18 shtatorit pritet të godasin fort, sidomos sektorët e transportit dhe administratës publike. Në protestë do të dalin:punonjësit e hekurudhave, kontrollorët e trafikut ajror, stafi i Air France, nënpunës civilë, përfshirë mësuesit dhe punonjës të tjerë të administratës.
Një ministër anonim ka thënë për Politico se:
“Duhet të kemi një kryeministër të ri në kohë, që të përballet me sindikatat më 18 shtator.”
Kush mund të jetë kryeministri i ri?
Politico përmend disa emra të mundshëm që mund të marrin drejtimin e qeverisë nëse Bayrou dorëhiqet:
Sébastien Lecornu – Ministër i Forcave të Armatosura
Gérald Darmanin – Ministër i Drejtësisë
Catherine Vautrin – Ministre e Punës
Éric Lombard – Ministër i Brendshëm
Presidenti Macron ende nuk ka konfirmuar zyrtarisht asnjë emër, por burime nga Elizeja thonë se po zhvillohen konsultime intensive.