FLASH :

Luftë në rrugë, pistoleta në duar: Franca që Macron nuk kontrollon më

Ndërsa radhitesha dje në radhën e peshkut në sheshin e qytetit ku banoj në jug të Francës, peshkatari po i priste kokën një levreku me një thikë aq të mprehtë, sa dukej si simbol i saktë i gjendjes në vend: e shpejtë, e prerë, pa mëshirë.

“Keni qenë gjithmonë të zotët në prerje kokash ju francezët,” i thashë me ironi, duke treguar drejt vendit ku dikur ngrihej gijotina. Askush nuk qeshi. “Na duhet prapë gijotina,” tha ai. Dhe nuk po bënte shaka. Të tjerët në radhë miratonin me kokë.

Dhe si të mos mjaftonte ironia e historisë, fundjava kishte sjellë pamje të tmerrshme nga Parisi. Pas fitores spektakolare të PSG-së 5-0 ndaj Inter-it në finalen e Champions League, vendi u përfshi nga dhuna. Para se ndeshja të mbaronte, Champs Elysees u kthye në fushëbetejë. Mbi 600 të arrestuar, 264 makina të djegura, një i ri i vrarë, policë të plagosur rëndë në Normandi dhe një 17-vjeçar i therur për vdekje në jugperëndim.

Flamuj palestinezë dhe algjerianë valëviteshin ndërsa rrëmbeheshin dyqanet më luksoze të Parisit. Policia? Kapitullim. Dënimet? Qesharake – 500 euro gjobë për vandalët.

Franca është sot një vend me dy realitete. Nga njëra anë fshatrat piktoreskë, vera e ftohtë, fushat me lavandë. Nga ana tjetër, getot e betonit, ku brez i tretë i imigrantëve nga Afrika e Veriut, i lindur në Francë, por i shkëputur nga shkolla, shoqëria dhe çdo ndjenjë identiteti republikan, digjën në urrejtje dhe nihilizëm.

Shteti duket se po humbet kontrollin. Me 12.7 milionë armë në qarkullim dhe një valë të re të radikalizmit islamik që përhapet përmes xhamive, shkollave dhe OJQ-ve të infiltruar nga Vëllazëria Myslimane, shumëkush ka nisur të flasë për “luftë civilizimesh”.

Ultra-e Majta e përfaqësuar nga Jean-Luc Mélenchon e justifikon dhunën si “hakmarrje ndaj shtypjes policore”. Ndërkohë, ekstremi i djathtë kërkon “politikë rimigrimi”. Marine Le Pen është favoritja për zgjedhjet presidenciale të vitit 2027, ndërsa vendi përplaset midis kaosit dhe kërkesës për rend.

Shifrat flasin vetë: 74% e francezëve besojnë se ka lidhje mes kriminalitetit dhe imigracionit; 82% duan dëbimin e emigrantëve të paligjshëm. 80% e grave kërkojnë ushtrinë në rrugë.

Kaos në qytete. Kaos në plazhet e Kanalit. Franca nuk e ka më luksin të jetojë në iluzion. Ajo që ndodh sot është vetëm prologu i një katastrofe më të madhe.