FLASH :

Lufta në Rripin e Gazës/ 6 të vdekur në 24 orët e fundit, shkak uria! OKB: Që nga maji, 10% e ndihmës ka mbërritur te civilët

Gjashtë persona kanë vdekur në 24 orët e fundit për shkak të urisë dhe kequshqyerjes në Rripin e Gazës, raportuan sot burime mjekësore palestineze. Vdekjet u regjistruan në disa spitale në zonë.

Gjashtë persona kanë vdekur në 24 orët e fundit për shkak të urisë dhe kequshqyerjes në Rripin e Gazës, raportuan sot burime mjekësore palestineze. Vdekjet u regjistruan në disa spitale në zonë.

Sipas të dhënave publike të OKB-së midis 19 majit dhe 2 gushtit, u nisën afërsisht 40,000 ton ndihma humanitare, por vetëm 4,100 ton (10%) arritën në destinacionin e tyre.

Pjesa tjetër u shënua si “e ndërprerë”, që do të thotë se dërgesat “u devijuan gjatë rrugës për në Gaza, ose në mënyrë paqësore nga njerëz të uritur ose me forcë nga aktorë të armatosur”.

Ndërkohë Izraeli po bllokon hyrjen e 22,000 kamionëve që transportojnë ndihma humanitare. Në një deklaratë të bërë nga qeveria e Gazës e kontrolluar nga Hamasi thuhet se kjo gjë po shkakton kaos.

“Shumica e kamionëve u përkasin entiteteve ndërkombëtare dhe shumëpalëshe. Izraeli po pengon qëllimisht hyrjen e tyre. Ne e dënojmë ashpër vazhdimin e bllokadës”, shton qeveria e Gazës, duke drejtuar gishtin nga vendet “që heshtin ose janë bashkëfajtore në përkeqësimin e katastrofës humanitare”.