FLASH :

Luana Vjollca ndahet nga biznesmeni Drilon Xhepa? Detajet që ngjallën dyshimet në rrjet

Jeta private e Luana Vjollcës ka qenë kryefjalë e mediave rozë përgjatë gjithë këtij viti. Vetëm muajin e kaluar, u raportua për një lidhje të re dashurie të moderatores me biznesmenin Drilon Xhepa – një emër i njohur në rrethet elitare të Tiranës, që vjen nga një familje sipërmarrësish dhe ka mbajtur profil të ulët në rrjete sociale.

Thashethemet nisën kur të dy postuan foto dhe video në “story” nga i njëjti vend pranë Kullës Eiffel, duke lënë të kuptohej se ishin bashkë. Por duket se historia e tyre nuk ka zgjatur shumë.

Prej disa ditësh, Luana dhe Driloni nuk ndiqen më në rrjetet sociale. Madje, Driloni ka fshirë edhe një pjesë të madhe të ndjekësve, duke ruajtur vetëm një person në listën e tij. Kjo ka mjaftuar për të ngritur dyshimet se marrëdhënia e tyre ka përfunduar.

Kjo lidhje e re vinte pas ndarjes së gjatë dhe të përfolur të moderatores me biznesmenin Krenar Çoçaj, me të cilin kishte një marrëdhënie 8-vjeçare. Lidhja me Krenarin u jetua larg syve të publikut, megjithatë zërat për xhelozinë e tij ndaj karrierës së Luanës nuk munguan asnjëherë.

Ndërkohë, vetë Luana, në një nga prime-t e Ferma VIP, bëri një deklaratë që ndezi rrjetin: “Mua njëherë të më provosh, gjithmonë do të më kërkosh”. Ajo sqaroi më pas se kishte fjalën për “Luanën si moderatore”, duke sjellë të qeshura dhe duartrokitje në studio.

A është kjo fundi i një tjetër romance për moderatoren më të ndjekur në vend, apo thjesht një përpjekje për të shmangur zhurmën mediatike? Koha do ta tregojë.