MADRID (AP) – Santiago Bernabéu u kthye të shtunën në një skenë emocionesh të forta, teksa tifozët e Real Madridit i dhanë lamtumirën Carlo Ancelottit dhe Luka Modriçit, dy nga figurat më të lavdishme në historinë e klubit.
Ancelotti drejt Brazilit, Modriç mbyll një epokë
Trajneri Carlo Ancelotti, 65 vjeç, largohet për të marrë drejtimin e kombëtares së Brazilit, duke u larguar pas dy periudhave me “Los Blancos” dhe 15 trofesh të fituar. Ndërkohë, Modriç, 39 vjeç, mbyll një cikël të jashtëzakonshëm me 28 trofe në 13 sezone, duke u bërë mesfushori më i suksesshëm në historinë e klubit.
Të dy shpërthyen në lot në një stadium të tejmbushur, ku Real Madridi mposhti Real Sociedadin 2-0 me dy gola nga Kylian Mbappé.
“Kur fiton një Champions, nuk ndjen këtë lloj emocioni. Kjo është ndjesi shumë më e fortë,” tha Ancelotti pas ndeshjes. “Është nder dhe kënaqësi të kesh qenë pjesë e kësaj familjeje. Që nga dita e parë e kam pasur këtë objektiv: të hyj në historinë e këtij klubi, dhe ia dola.”
Lot edhe nga presidenti Perez, ovacion për Modriçin
Presidenti i klubit, Florentino Pérez, u pa gjithashtu në lot gjatë ceremonisë. Në fundin e ndeshjes, kur Modriç u zëvendësua, loja u ndal për disa minuta dhe të dyja skuadrat krijuan një tunel nderi për mesfushorin kroat, ndërsa stadiumi shpërtheu në ovacione.
Lot edhe nga presidenti Perez, ovacion për Modriçin
Presidenti i klubit, Florentino Pérez, u pa gjithashtu në lot gjatë ceremonisë. Në fundin e ndeshjes, kur Modriç u zëvendësua, loja u ndal për disa minuta dhe të dyja skuadrat krijuan një tunel nderi për mesfushorin kroat, ndërsa stadiumi shpërtheu në ovacione.
Kapiteni, lideri, legjenda
Të shtunën, Modriç mbante shiritin e kapitenit, përqafoi një nga një bashkëlojtarët, gruan dhe fëmijët e tij. Ai u përshëndet edhe me mikun e vjetër Toni Kroos – me të cilin formoi një nga treshet më ikonike të mesfushës në historinë e klubit.
Në stadium u shfaq një video përmbledhëse me momentet më të rëndësishme të karrierës së tij me Realin. Edhe pse do të luajë edhe në Kupën e Botës për Klube muajin tjetër, kjo ndeshje shënoi fundin e epokës Modriç në La Liga.
Statistikat e Modriç:
- 6 Champions League
- 6 Kupa të Botës për Klube
- 5 Superkupa Europe
- 4 La Liga
- 2 Kupa të Mbretit
- 5 Superkupa të Spanjës
- 591 ndeshje – vendi i tetë në historinë e klubit
- 43 gola
Lamtumira e Ancelottit: “E paharrueshme”
Ancelotti e mbyll këtë kapitull me mbi 350 ndeshje në drejtim të Realit dhe një listë mbresëlënëse trofesh:
- 3 Champions League
- 3 Kupa të Botës për Klube
- 2 La Liga
- 2 Kupa të Mbretit
- 3 Superkupa Europe
- 2 Superkupa të Spanjës
- 250 fitore si trajner
“Ka qenë një kënaqësi ta drejtoj këtë klub. E paharrueshme,” tha ai.
Farewell i shumëfishtë në Bernabéu
Kjo ndeshje ishte lamtumirë edhe për:
- Trajnerin e Real Sociedad, Imanol Alguacil, që largohet pas 6 vitesh.
- Gjyqtarin Mario Melero López, që drejtoi ndeshjen e tij të fundit.
Mbappé shënoi në minutat 38 dhe 83, duke e çuar në 30 golat sezonalë në La Liga, pesë më shumë se Lewandowski. Real Madridi e mbyll sezonin në vendin e dytë.