FLASH :

No Kings Day, e gjithë SHBA ngrihet kundër Donald Trump (VIDEO)

SHBA – Me mijëra protestues dolën në rrugët e qyteteve amerikane të shtunën, në kuadër të lëvizjes “No Kings”, duke denoncuar atë që ata e konsiderojnë si kthim drejt autoritarizmit nga Presidenti Donald Trump.

Protesta në kulmin e një parade ushtarake

Manifestimet përkuan me një paradë të madhe ushtarake në Washington, të organizuar nga Trump me rastin e 250-vjetorit të Ushtrisë Amerikane, që gjithashtu përkoi me ditëlindjen e presidentit. Tanke dhe pajisje të rënda ushtarake u panë duke kaluar përmes kryeqytetit federal, në një shfaqje force që sipas kritikëve synon të ngjallë kultin e liderit.

Përplasje në Los Anxhelos

Ndërsa pjesa më e madhe e protestave u zhvilluan paqësisht, qendra e Los Anxhelosit u kthye në një vatër tensioni. Protestuesit që kundërshtojnë fushatën e Trump kundër emigrantëve u përplasën me policinë para vendosjes së ndalim-qarkullimit gjatë natës. LA u bë epiqendra e një jave protestash të përhapura në nivel kombëtar.

Të shtëna në Minnesota, evakuim në Teksas

Organizatorët anuluan protestat në Minnesota, pasi një person i armatosur qëlloi dhe plagosi dy ligjvënës shtetërorë dhe bashkëshortët e tyre. Një nga çiftet humbi jetën në sulmin që ndodhi në orët e para të mëngjesit.

Ndërkohë, Kapitoli i Teksasit u evakuua pas një kërcënimi të besueshëm ndaj ligjvënësve që kishin në plan të merrnin pjesë në protestë.