FLASH :

Loredanën e viziton e ëma, Jozi ‘godet’ sërish: Vdeksha për vjehrrën

Prime-n e mbrëmshëm në Big Brother ka ardhur mamaja e Loredanës, për të takuar vajzën e saj. Menjëherë, Ledioni kërkon një prononcim nga Jozi, duke e ngacmuar pak. Por banori ‘e tepron’ me dashurinë, duke thënë frazën, që menjëherë u bë virale “Vdeksha unë për vjehrrën”.

Mes të qeshurave të banorëve dhe publikut, Ledioni e ngacmon më tej:

Ledioni: Ti zakonisht i pret me këngë vjehrrin ose vjehrrën. Çfarë kënge do këndoje tani?

Jozi: Më e mirë e oma se e bija…

Mosmarrëveshjet dhe inatet e vjetra, Jozi dhe Loredana i kanë ‘lënë pas krahëve’, që në datëlindjen e banorit, ku i kërkoi një përqafim modeles dhe duket se çifti është drejt konsolidimit.