Loredana Zefi dhe futbollisti i njohur gjerman, Karim Adeyemi, janë pa dyshim një ndër çiftet më të përfolura dhe më të ndjekura të momentit, si në botën e shoëbizit, ashtu edhe në atë sportive.

Çifti ka qenë gjithmonë i hapur për publikun, duke ndarë me fansat e tyre momente të ëmbla, të përzemërta dhe të sinqerta nga jeta e përditshme. Së fundmi, këngëtarja me origjinë shqiptare ka postuar një seri fotografish ku shfaqet krah për krah me yllin e Borussia Dortmundit.

Në këto imazhe nuk mungon as vajza e saj, Hana, e cila gjithmonë ka qenë pjesë e pandarë e udhëtimeve dhe aventurave të nënës së saj. Ajo që tërheq menjëherë vëmendjen janë pamjet luksoze nga një aeroplan privat, ku çifti shfaqet tejet i relaksuar dhe i lumtur.

Brenda kabinës së aeroplanit dallohet qartë luks, që tregon stilin e jetës së tyre. Karim Adeyemi, përveçse një futbollist i talentuar, ka dëshmuar edhe një përkushtim të veçantë ndaj Loredanës dhe kulturës së saj. Ai madje kishte vizituar Kosovën disa muaj më parë, si shenjë respekti për origjinën e partneres së tij një gjest që u prit me shumë simpati nga ndjekësit shqiptarë të çiftit.

Çdo paraqitje e tyre e përbashkët konfirmon jo vetëm lidhjen e tyre të fortë, por edhe harmoninë mes tyre si partnerë dhe si një familje moderne që jeton ndërmjet dy botëve asaj të artit dhe sportit.


