Këngëtarja Lorde ka rrëfyer një moment të vështirë të jetës, kur u shkëput plotësisht nga muzika dhe kreativiteti, pasi ishte përfshirë nga obsesioni për peshën trupore. Në një intervistë të sinqertë për BBC Radio 1, ajo tregoi se në fillim të vitit 2023 ndodhej në një gjendje mendore të rënduar, duke e fokusuar gjithë energjinë e saj tek dobësimi ekstrem, gjë që e bllokonte si artiste.
“Zgjohesha dhe flija duke menduar për ushqimin, për peshën, për stërvitjen – dhe asgjë tjetër,” tha Lorde. Vetëm pasi la pas këtë obsesion, ajo thotë se kreativiteti i saj filloi të rikthehej. Këngëtarja 28-vjeçare, e cila u rikthye me një set surprizë në Glastonbury dhe albumin e ri Virgin, është komentuar edhe për lidhjen e saj të re me producentin Jim E-Stack – një romancë që, sipas ish-të dashurës së tij, nisi gjatë punës në këngën Man Of The Year.







