FLASH :

Lista e Hapur: Kush po fiton mandatin – Emrat më të votuar deri tani në PS dhe PD

Procesi i numërimit të votave vijon me intensitet, ndërsa vëmendja është zhvendosur te gara mes kandidatëve në listat e hapura. Në qarkun e Tiranës, të paktën shtatë emra nga Partia Socialiste dhe dy nga Partia Demokratike kanë siguruar deri tani mjaftueshëm vota për të marrë mandatin.

Megjithatë, situata po zhvillohet me shpejtësi dhe numërimi për kandidatët individualë nuk është mbyllur. Të dhënat paraprake tregojnë se kjo garë është shndërruar në një luftë të brendshme brenda vetë partive, kryesisht në PS, ku Edi Rama duket se ka përdorur skemën e listës së hapur për të spastruar gardën e vjetër dhe për të promovuar figura të reja.

Edhe pse e prezantuar si një reformë që u jep më shumë fuqi qytetarëve, lista e hapur ka përforcuar konkurrencën mes vetë kandidatëve të së njëjtës forcë politike. Deri më tani, përfituesja më e madhe duket të jetë Partia Socialiste, ndërsa nga Partia Demokratike spikasin disa emra të njohur në qarqe si Korça, Durrësi, Kukësi dhe Fieri.

Kandidatët më të votuar deri më tani në listat e hapura:

  1. Blendi Gonxhja (PS) – 5080 vota
  2. Tërmet Peçi (PS) – 2509 vota
  3. Fatmir Xhafaj (PS) – 1880 vota
  4. Mariklent Dervishi (PD-ASHM) – 1237 vota
  5. Shyqyri Hysi (PS) – 1118 vota
  6. Ilir Alimehmeti (PD-ASHM) – 1115 vota
  7. Jorida Tabaku (PD-ASHM) – 996 vota
  8. Erion Braçe (PS) – 912 vota
  9. Piro Dhima (PS) – 792 vota
  10. Ilirian Pendavinji (PS) – 753 vota
  11. Ervin Hoxha (PS) – 615 vota
  12. Ornaldo Rakipi (PS) – 569 vota
  13. Frrok Gjini (PS) – 395 vota
  14. Vasil Sterjovski (PS) – 381 vota
  15. Elvira Peka (PD-ASHM) – 379 vota
  16. Xhemal Qefalia (PS) – 351 vota
  17. Anila Denaj (PS) – 346 vota
  18. Vinjola Rota (PS) – 264 vota
  19. Gentian Ndoj (PD-ASHM) – 254 vota
  20. Lodovik Hasani (PD-ASHM) – 246 vota
  21. Aristogena Poga (PS) – 217 vota
  22. Enslemvera Zake (PS) – 175 vota
  23. Andrea Mano (PD-ASHM) – 169 vota
  24. Enton Çaçani (PD-ASHM) – 126 vota

Vazhdon numërimi… Ndryshimet mund të ndodhin në orët në vijim, por ky është një tregues i parë për atë çfarë ka prodhuar eksperimenti i listave të hapura në zgjedhjet e këtij viti.