FLASH :

Librazhd/ 52-vjeçari humbi jetën në spital, mbesa denoncon mjekun: Neglizhoi trajtimin mjekësor… Nis hetimi

Policia e Librazhdit ka referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për një mjek të spitalit rajonal të qytetit, i dyshuar për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.

Procedimi ka nisur ndaj shtetasit A. I., 69 vjeç, pas një kallëzimi të bërë nga një 42-vjeçare, e cila pretendon se mjeku ka neglizhuar trajtimin e dajës së saj, shtetasit M. D., 52 vjeç.

Sipas kallëzimit, ngjarja ka ndodhur më datë 27 gusht 2025, ndërsa 52-vjeçari ka ndërruar jetë në spital më 31 gusht 2025.

Policia bën me dije se hetimet po zhvillohen nga Prokuroria, ndërsa pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të përcaktojë nëse ka pasur mangësi profesionale që kanë ndikuar në përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të pacientit.