FLASH :

Lezhë/ Kamioni përfshihet nga flakët në fabrikën e tullave, nuk dihen shkaqet

Një kamion është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të enjte brenda fabrikës së tullave në fshatin Grykë Zezë të Lezhës.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit duke parandaluar kështu përhapjen e flakëve më tej.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanve të rënies së zjarrit.