Një ngjarje me fat të mirë ka ndodhur në qytetin e Lezhës, ku një fëmijë 2-vjeçar u largua nga nëna e tij gjatë një aktiviteti festiv në sheshin kryesor të qytetit. Në panik, e ëma njoftoi menjëherë Policinë për humbjen e të miturit.
Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” reaguan me shpejtësi, duke nisur kërkime intensive në zonën e aktivitetit dhe në rrugët përreth. Falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe koordinimit efikas, fëmija u gjet në kohë rekord dhe iu kthye nënës në gjendje të mirë shëndetësore.
Nëna falënderoi Policinë për reagimin profesional dhe të menjëhershëm që shmangu një tragjedi të mundshme. Policia e Lezhës u bën thirrje qytetarëve që të mos hezitojnë të kërkojnë ndihmë në çdo rast emergjence, duke garantuar ndërhyrje të shpejtë dhe efikase në mbrojtje të jetës dhe sigurisë së qytetarëve.