FLASH :

Lexuesi i labialit, zbulon cfarë i tha Trump yllit të Chelsea gjatë dorëzimit të trofeut

Një lexues profesionist i buzëve ka zbuluar bisedat që Donald Trump pati me lojtarët e Chelseat, të habitur nga praninë e papritur të Presidentit amerikan në ceremoninë e dhënies së trofeut të FIFA Club World Cup, të dielën në mbrëmje.

Trump ndoqi nga tribuna ndeshjen ku Chelsea shënoi një fitore befasuese 3-0 ndaj kampionëve europianë të PSG-së, me Cole Palmer që realizoi dy gola dhe Joao Pedro një tjetër. Gjatë ndeshjes, Trump mori trajtim VIP së bashku me Zonjën e Parë Melania dhe presidentin e FIFA-s Gianni Infantino.

Në përfundim, ai u ngjit në skenë për të dorëzuar çmimet, duke u vërshëllyer nga një pjesë e publikut. Ai i dha portierit Robert Sanchez çmimin “dorëza e artë” e turneut.

Pamjet e transmetuara nga DAZN treguan një moment të pazakontë kur Infantino prezantoi Trump me Cole Palmer-in, i cili do të merrte çmimin e lojtarit të turneut. Sipas ekspertit të leximit të buzëve, Jeremy Freeman, Trump i tha Palmer-it:
“Tifozi më i madh i Chelseat. Jam një tifoz i madh i yti. Pra, bravo për ty.”
Palmer, i njohur për intervistat e tij të rezervuara, thuhet se u përgjigj shkurt: “Faleminderit.”

Megjithatë, ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte vendimi i Trump për të qëndruar në skenë gjatë gjithë kohës së dhënies së trofeut — gjë që zakonisht shmanget. Infantino shihet duke u përpjekur ta largojë, por Trump qëndroi mes kapitenit Reece James dhe portierit Sanchez.

Pamjet treguan Palmer-in të hutuar në prapavijë duke thënë: “Çfarë po bën ai?”
Në deklaratën pas ndeshjes, Palmer tha: “E dija që do të ishte aty, por nuk prisja të ishte në skenë kur të ngrinim trofeun. Ishte pak e çuditshme, po.”

Freeman zbuloi gjithashtu se Reece James i kërkoi Trump-it leje për të ngritur trofeun:
“Mund ta ngre?”, dhe Trump iu përgjigj: “Oh, mundemi? Shumë mirë!”

Sanchez duket se ishte më i hapur ndaj pranisë së Trump, duke i thënë: “Ju lutem, zoti President… doni të ngremë trofeun pranë jush?”
Trump aprovoi dhe Sanchez i bëri shenjë James-it ta ngrejë kupën — moment që u përjetësua me Trump-in në ballë të skuadrës.

Pjesëmarrja e tij shkaktoi një valë reagimesh në rrjete sociale. Disa tifozë e krahasuan me ish-kapitenin John Terry, i cili mori pjesë në ceremoninë e Champions League 2012 me uniformë të plotë, ndonëse nuk kishte luajtur.


Komentet në rrjet përfshinin:

  • “Trump gone all John Terry.”
  • “Trump prishi foton e festës së Chelseat.”
  • “Trump qëndroi kot në mes të festës duke pritur.”
  • “Chelsea po qeshnin me të madhe me Trump-in që iu bashkua festës.”

Trump dhe Melania zbritën rreth 35 minuta para fillimit të ndeshjes në aeroportin Teterboro me helikopterin presidencial Marine One. Gjatë zbarkimit, Donald Jr. dhe partnerja e tij Bettina Anderson u panë duke shkëmbyer një puthje ndërsa prisnin ardhjen e presidentit.

Vizita ndodhi në përvjetorin e parë të atentatit që Trump i mbijetoi në Butler, Pensilvani, vitin e kaluar. Masat e sigurisë ishin të forta. Mësohet se ai qëndroi pas një xhami anti-plumb gjatë ndeshjes dhe u vërshëllye kur doli në fushë për të dorëzuar trofeun.

Megjithatë, Trump nuk u tërhoq nga ceremonia dhe qëndroi deri në fund, duke u bërë pjesë e festës së ekipit fitues.