FLASH :

Lëvizja Bashkë paraqet kandidatët për deputetë, në të gjithë Shqipërinë vetëm anonimë

Sot, në mesnatë, është afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë, dhe “Lëvizja Bashkë” e Arlind Qorit ka qenë e para që ka dorëzuar listat për zgjedhjet e 11 majit.
Por ajo që bie në sy, është një numër i lart kandidatësh anonimë që kjo parti ka paraqitur.


Që një forcë politike të sjellë ndryshimin ne vend, sikurse bëne “5 Yjet” e Beppe Grillos në Itali, duhet që anëtarët e saj më të spikatur të kenë dhënë prova konkrete se kanë një kontribut real në shoqërinë ku jetojnë.


Por ajo që bie në sy në listat e Qorit, është se përveç Tiranës, ku deri diku ka disa pedagogë të njohur, së bashku me Arlind Qorin vetë, pjesa tjetër e kandidatëve janë anonimë dhe nuk dihet nga vijnë, si dhe çfarë qëndrimi kanë për veprimtaritë dhe përgjegjësitë që një deputet mban në krah.
Kush janë këta kandidatët, të cilët ne nuk i kemi dëgjuar asnjëherë, dhe që shqiptarët u dashka t’i besojnë me votë?


Nëse ajo është vetëm një organizatë lokale, do t’ia vlente barra qeranë që t’i përqëndronte forcat vetëm në Tiranë, duke qenë se vota ndahet në rang qarqesh dhe mos të bëhet qesharake anembanë vendit.


Për ta kuptuar se për kë bëhet fjalë, ja lista me emra e Lëvizjës Bashkë. Duket se shokët e partisë do kenë vepruar ilegalitet dhe anonimat të plotë, deri sa të përmbushin misionin e tyre marksist.
Lista:

Tiranë:
-Redi Muçi
⁠-Arlind Qori
-Bora Memaj
-Jani Marka
-Albina Ruko
-Qani Shino
-Jonida Sela

Shkodër:
-Gabriel Rakaj
-Marash Mirza
-Balaj Jakup
-Abel Brahusha
-Albri Arsid
-Shega Ylber

Lezhë:
-Emiljano Kita
-Xhuljane Uku

Korçë:
-Petro Lubonja
-Jeton Pekmezi
-Tea Gugo

Fier:
-Mirela Ruko
-Elis Baba
-Xhoen Osmenaj
-Bruno Caushaj
-Ajsi Spahija

Elbasan:
-Oltion Fociro
-Bruna Sallaku 
-Altin Ceveli
-Klajd Biça
-Alda Braçi

Dibër:
-Besjan Kica
-Rexhina Elmazi

Kukës:
-Alban Metollari

Gjirokastër:
-Klevis Bedaj

Durrës:
-Artan Kaçani
-Ferdez Onuzi
-Eduart Çekani
-Ylli Tafaruçi
-Albana Xhebexhia

Berat:
-Eljo Shyti
-Bleranda Meçi

Vlorë:
-Ilir Zoto
-Besmir Skëndaj
-Arjola Zeneli
-Artemen Gjiçali