FLASH :

Leonardo DiCaprio tregon transformimin fizik në jaht me të dashurën 27-vjeçare në Saint Tropez

Leonardo DiCaprio, tashmë 50 vjeç, ka treguar një formë të re trupore gjatë një pushimi luksoz në Saint Tropez me të dashurën e tij, supermodelen italiane Vittoria Ceretti, 27 vjeç. Ylli i Titanic u pa pa bluzë mbi një jaht, duke shfaqur një fizikun më të dobët dhe të tonifikuar – një ndryshim i dukshëm krahasuar me format më të plota që kishte vite më parë. Sipas burimeve, aktori është angazhuar seriozisht për të qenë në formë, për të “mbajtur ritmin me Vittorian”.

Modelja bukuroshe tërhoqi vëmendjen me një bikini rozë të hapur teksa relaksohej në jaht dhe shoqërohej me miq, përfshirë biznesmenin Tommaso Buti. Çifti, që u takua për herë të parë në Festivalin e Kanës 2023, duket të jetë më i afërt se kurrë, megjithëse burime pranë tyre mohojnë zërat për fejesë. Ceretti ka komentuar në Vogue France se dashuria e tyre është e vërtetë dhe mjaftueshëm e fortë për të kapërcyer xhelozinë apo presionin publik. Ndërkohë, të dy janë përballur me kritika për pjesëmarrjen në dasmën luksoze të Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez, me disa fansa që e kanë cilësuar DiCaprion si “hipokrit” për shkak të angazhimit të tij publik ndaj çështjeve mjedisore.