FLASH :

Tërmet i fuqishëm trondit Tiranën në orët e para të mëngjesit – ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 4.4 sipas shkallës Rihter është ndjerë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë, duke shkaktuar panik te qytetarët, edhe pse fatmirësisht nuk raportohet për dëme materiale. Sipas të dhënave paraprake, epiqendra e tërmetit ishte në zonën e Kamzës, në një thellësi prej 8 kilometrash, ndërsa lëkundja ka zgjatur vetëm disa sekonda.

Pas tërmetit kryesor janë ndjerë disa paslëkundje më të lehta, ku më e forta është regjistruar me magnitudë 3.4. Shqipëria ndodhet në një zonë sizmike aktive, pjesë e rajonit të Mesdheut lindor, ku përplasja e pllakës tektonike të Afrikës me atë të Euroazisë sjell shpeshherë tërmete me intensitet të ndryshëm. Rajoni i Durrësit, Tirana dhe veriperëndimi i vendit janë ndër zonat më të ekspozuara ndaj aktivitetit sizmik. Autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën, ndërsa u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të ndjekin udhëzimet zyrtare në rast emergjence.