FLASH :

Legjenda e rock-ut i habit të gjithë duke hyrë në skenë nga arkivoli

Rock legjenda Iggy Pop ka befasuar publikun britanik me një dalje spektakolare dhe të pazakontë nga skena këtë fundjavë në Londër: ai u largua brenda një arkivoli, ndërsa turma brohoriste pa besuar sytë.

Në përfundim të koncertit të tij “Lust For Life” në Alexandra Palace, 78-vjeçari u shfaq në mënyrë teatrale i zhveshur nga beli lart, i shtrirë në një arkivol të zi, përpara se të nxirrej nga skena si pjesë e performancës së tij të çmendur ikonike. Videoja është bërë menjëherë virale dhe vetë Iggy e publikoi më pas në rrjetin X (ish-Twitter), duke shkruar:

“Londra ishte spektakolare! Si del është po aq e rëndësishme sa si hyn.”

I njohur për sjelljet e tij të papritura dhe shpërthyese, Iggy Pop — emri i vërtetë i të cilit është James Osterberg Jr — ka ndërtuar një karrierë që sfidon çdo normë. Ai është pjesë e Rock and Roll Hall of Fame që nga viti 2010 me grupin legjendar The Stooges.

Kjo performancë vjen në një kontrast të theksuar me një koncert të mëparshëm në Zvicër (Venoge Festival, 2023), ku këngëtari u përfshi në një shkëmbim fyes me publikun, duke ngritur gishtat e mesit nga skena. Iggy është i njohur për qëndrimet e tij refuzuese ndaj institucioneve tradicionale të muzikës – madje edhe Grammys.

Në vitin 2020, ai u nderua me çmimin e karrierës “Lifetime Achievement Award” nga Akademia e Regjistrimeve, por pranoi se fillimisht refuzoi të fliste me ta, duke i quajtur “një ekspozitë muzeale”.

“Ata më thanë: ‘Pa ty nuk do të kishte Lil Nas X apo Billie Eilish.’” – kujton Iggy me sarkazëm.

Sot, ndërsa i afrohet të 80-ave, Iggy Pop mbetet një ikona e gjallë e rebelimit rock, që s’ka frikë të provokojë, qoftë me zhurmën e zërit, qoftë me mënyrën se si largohet nga skena – edhe nëse është brenda një arkivoli.