FLASH :

Brenda shkuma-party të Jeff Bezos dhe të shoqes në jahtin 500 mln USD

Lauren Sanchez dhe miliarderi Jeff Bezos kanë shpërfillur protestuesit anti-kapitalistë duke nisur javën e festimeve të dasmës së tyre me një party me shkumë në bordin e superjahtit 500 milionë dollarësh Koru.

Çifti dhe një sërë miqsh të famshëm pritet të mbërrijnë në Venecia këtë javë përpara dasmës së shumëpritur më 27 qershor, ndërkohë që janë pritur nga demonstrues që premtojnë të “bllokojnë kanalet” dhe të pengojnë zhvillimin e ceremonisë.

Por themeluesi i Amazon, 61 vjeç, dhe partnerja e tij 55-vjeçare, nuk janë shqetësuar nga reagimet negative. Ata u zhveshën në rrobat e banjës dhe u zhytën në shkumë nën diellin e verës në bordin e jahtit të Bezos këtë të diel.

Fotot e publikuara nga DailyMail.com tregojnë çiftin e dashuruar të mbuluar me shkumë, duke shijuar festën plot gaz në brigjet e ishullit Cres në Kroaci – ndalesa e fundit përpara se të mbërrijnë në Itali për martesën e shumëpritur. Kujtojmë se Bezos e propozoi Lauren-in pikërisht në këtë jaht më shumë se dy vjet më parë, pranë Festivalit të Kanës.

Gjatë pasdites festive me miq, çifti gjeti edhe momente intime mes njëri-tjetrit, duke u fotografuar të përqafuar dhe të buzëqeshur në mesin e shkumës. Të dy mbanin kapele dhe syze dielli për t’u mbrojtur nga rrezet UV, ndërsa Lauren kishte veshur bikini të zeza dhe të kuqe në nuancë “ombre”, ndërsa Bezos kishte veshur tanga plazhi blu e të zeza.

Një pankartë me mbishkrimin “Gëzuar Ditëlindjen” ishte varur në jaht, mes raportimeve se festa po zhvillohej për të festuar ditëlindjen e djalit të Lauren, Evan, që mbushi 19 vjeç. Të rinjtë hidhnin veten nga jahti në det, përdornin dërrasat e qëndrimit në këmbë dhe lëviznin me gomone nga bregu në jaht.

Të ftuarit e tjerë pushonin në katin e sipërm të jahtit, duke marrë rreze dielli në shtretërit e vendosur në tarracë. Sipas një burimi, një varkë policie iu afrua për pak çaste jahtit, por më pas u largua pa incidente.

Çifti është tashmë në Evropë për përgatitjet e dasmës, e cila pritet të zgjasë një javë dhe të kushtojë rreth 15 deri në 20 milionë dollarë.

Në Venecia, banorët kanë reaguar ndaj dasmës me pankarta si “S’ka vend për Bezos” dhe “Venecialand: një park për oligarkë”, ndërsa protestuesit po planifikojnë të bllokojnë rrugët dhe kanalet për të penguar rreth 200 të ftuarit që të lëvizin lirshëm në qytet.

Federica Toninello, një nga organizatoret e protestave, i tha New York Times se ka “informatorë” që i kanë dhënë detaje për aktivitetet. Ajo zbuloi se një nga eventet kryesore do të mbahet në Misericordia dhe shtoi: “Bezos nuk do të arrijë kurrë në Misericordia. Do të mbushim rrugët me trupat tanë dhe do të bllokojmë kanalet me varka e gomone.”

Protestuesit janë të zemëruar edhe për faktin që fluksi i turistëve, veçanërisht në sezonin e pikut, e ka bërë të pamundur jetesën për banorët vendas për shkak të rritjes së çmimeve të qirave dhe mungesës së hapësirave publike.

Por kompania organizatore e dasmës, Lanza & Baucina Limited, reagoi duke thënë se çifti ka treguar respekt maksimal për qytetin dhe banorët. Në një deklaratë për Page Six, ata thanë:

“Që në fillim, klientët tanë kanë kërkuar të minimizohet çdo shqetësim për qytetin dhe të punësohen sa më shumë banorë lokalë në organizimin e eventeve.”

Ata shtuan se Bezos dhe Sanchez kanë bërë donacione për disa organizata bamirëse në Venecia, edhe në emër të të ftuarve të tyre.

Edhe kryebashkiaku Luigi Brugnaro u shpreh pozitiv për ardhjen e çiftit në qytet:

“Jemi shumë krenarë. Nuk e di nëse do të kemi kohë të takohemi, por është një nder që ata zgjodhën Venecian. Ky qytet dëshmon sërish se është një skenë globale.”

Ceremonia madhështore është vetëm një nga tre eventet formale që do të mbahen në vende të ndryshme.

Më 26 qershor, do të ketë një gala në një kloster privat në Lido, ndoshta te Chiostro della Madonna dell’Orto, ndërsa më 28 qershor do të organizohet një festë tjetër në një kishë të veçantë, sipas burimeve.

Të ftuarit pritet të mbërrijnë gradualisht në ditët në vijim dhe të largohen deri më 29 qershor. Lista e të ftuarve ka më pak se 200 persona, mes tyre yje si Kim Kardashian, Kris Jenner, Katy Perry, Orlando Bloom dhe edhe anëtarë të familjes Trump.

Në skenë do të performojnë Lady Gaga dhe Elton John. Një burim për DailyMail.com tha:

“Lauren donte emra të mëdhenj dhe nuk ka më të mëdhenj se Gaga dhe Elton. Për më tepër, janë miq të mirë dhe mezi e pritën të performonin bashkë.”

Rreth 60 taksi ujore të Venecias janë rezervuar për javën e dasmës, ndërkohë që disa nga 400 gondolat janë nxjerrë jashtë funksionit për shkak të eventeve.