FLASH :

Lauren Goodger provokon në Portugali, por rrëfen vendimin tronditës: “Do heq implantet, dua të jem vetja ime”

Lauren Goodger, 38 vjeç, u shfaq tepër provokuese në një palë foto të publikuara në Instagram të dielën, teksa pozonte me një rrobë banje të thellë dhe dekolte të theksuar gjatë pushimeve në Portugali.

Ylli i TOWIE ndodhet aktualisht në Algarve së bashku me pjesën tjetër të kastit për xhirimet e sezonit të ri të reality show-t, që këtë vit feston 15-vjetorin.

Në përshkrimin e fotove, ajo shkroi: “Sun-kissed and salty hair”, ndërsa ekspozonte format trupore dhe gjoksin e saj të bërë me ndërhyrje plastike.

Por Lauren ka vendosur t’i japë fund këtij kapitulli të pamjes së saj. Në një rrëfim të sinqertë, ajo njoftoi ndjekësit se do të heqë implantet e gjoksit, të cilat i ka pasur për mbi një dekadë.

“I kam bërë 11 vite më parë dhe tani më duken të rënda, më bëjnë të dukem më e madhe seç jam,” – shkroi ajo në Instagram. “Më mungojnë gjokset e mia natyrale… është një hap i madh, por për arsye shëndetësore dua të kthehem në versionin tim më natyral.”

Frikë nga fluturimi dhe ndarja me vajzën

Udhëtimi drejt Portugalisë nuk ishte i lehtë për Lauren. Ajo pranoi se përjetoi ankth të madh pasi ishte hera e parë në pesë vite që largohej nga vajza e saj, Larose, e lindur nga lidhja me ish-partnerin Charles Drury.

“Kalova gjithë natën pa gjumë duke u menduar nëse duhet të shkoja. I dhashë pafund puthje vajzës sime para se të nisesha,” – tregoi Lauren.

Projekti i madh i TOWIE në Algarve

Produksioni i TOWIE ka organizuar një super-udhëtim prej 150,000 paundësh, duke vendosur kastin në resortin luksoz The Westin Algarve për dy javë xhirime. Më shumë se 95 persona janë përfshirë në këtë operacion ndërkombëtar për të festuar përvjetorin e 15-të të shfaqjes.

Producentët kanë nisur kërkimin për klubet më të mira të plazhit, baret dhe pikat e festave që do të shërbejnë si skenë për dramën që pritet të shpërthejë në këtë sezon të ri.

Lauren, ndërkohë, duket e vendosur të kthehet në veten e saj të dikurshme – më natyrale, më e sinqertë dhe me një përkushtim të ri ndaj shëndetit mendor e fizik.