FLASH :

Largohet drejtori i Partizanit

Një ditë pas dorëheqjes së trajnerit Skënder Gega, te klubi i Partizanit ka ardhur edhe një largim tjetër.

Sokol Haxhia ka konfirmuar përmes një njoftimi në rrjetet sociale se nuk do të jetë më drejtori teknik i Partizanit.


“Ka qenë një nder dhe përgjegjësi e madhe të kontribuoja gjatë kësaj periudhe në zhvillimin e Partizanit. E lë me krenari që dhashë më të mirën time për këtë klub historik. Faleminderit të gjithëve ju që më mbështetët në këtë rrugëtim. Futbolli vazhdon… gjithmonë me pasion”, shkruan Haxhia.