FLASH :

Lapaj sfidon flakët me një bidon uji në Delvinë, ku janë fshehur Shabani me dajon?

Në Delvinë, ku flakët kanë rrethuar zona të tëra dhe kanë vënë në rrezik banesa e sipërfaqe me pyje, Adriatik Lapaj është parë sot duke ndërhyrë për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve. I pajisur vetëm me një bidon uji, ai iu afrua vatrave të zjarrit duke dhënë ndihmën e tij.

Por në anën tjetër, bie në sy mungesa e plotë e ish-aleatit të tij politik, Endrit Shabanit. Dikur në krah të Lapajt në aksione publike dhe reagime të forta politike, Shabani duket se është zhdukur nga skena. Asnjë koment, asnjë dalje publike, asnjë reagim për ngjarje që kanë tronditur opinionin, heshtje totale.

Shabani është tërhequr përfundimisht nga jeta publike apo thjesht ka zgjedhur të mos përballet me realitetin politik e social të vendit?!

Ndërsa Lapaj, me bidonin e tij të ujit, ishte sot në vijën e parë përballë zjarrit, Shabani mbetet diku në hije, një kontrast që nuk kalon pa u vënë re nga opinioni publik.