FLASH :

Lana Del Rey ndërpret performancën për t’i dhuruar një super puthje partnerit të saj

Lana Del Rey befasoi publikun në stadiumin Principality, Cardiffi, teksa ndërpreu koncertin për t’i dhënë një puthje pasionante bashkëshortit të saj, Jeremy Dufresne.

Ylli 38-vjeçar po interpretonte këngën klasike “Stars Fell on Alabama” kur papritmas zbriti nga skena e përlotur dhe iu afrua partnerit të saj, duke e përqafuar e puthur në një mënyrë mjaft të ndjerë.

Publiku reagoi menjëherë, duke duartrokitur këtë moment aq të bukur.

Çifti u martua në shtator të vitit të kaluar në Luiziana.

Dufresne punon si guidë turistike, një kontrast i fortë me botën glamuroze të skenës, por që duket se nuk e pengon aspak lidhjen e tyre.

Martesa e tyre shkaktoi reagime të shumta kur u bë publike, me shumë njerëz që shprehën habinë se si një yll i famshëm si Lana mund të ishte në një marrëdhënie me dikë që ka një mënyrë jetese kaq të ndryshme. Megjithatë, duket qartë se këngëtarja po përjeton një periudhë të lumtur në jetën personale dhe nuk ka ndërmend ta mbajë të fshehtë.

Sipas raportimeve, Lana dhe Jeremy janë bashkë prej vitesh. Lidhja e tyre filloi të përflitej pasi u publikua një video në TikTok, ku shiheshin të kapur për dore.

Pavarësisht thashethemeve të shumta, Lana fillimisht duket se mohoi lidhjen. Por vetëm një javë më pas, më 7 shtator, ajo u fotografua sërish me të, gjatë dasmës së modeles Karen Elson, këtë herë, sërish dorë për dore.