Manjati i teknologjisë, Elon Musk, ka bërë të ditur se duke nisur nga muaji i ardhshëm do të reduktojë ndjeshëm angazhimin e tij me administratën amerikane, për t’iu përkushtuar më shumë kompanisë Tesla.
Në një deklaratë publike, Musk u shpreh se do të fillojë të shkëputet gradualisht nga çështjet që lidhen me politikën dhe administratën e Donald Trump. Ai paralajmëroi një fokus të shtuar tek projektet teknologjike që drejton, duke përfshirë edhe Tesla-n, të cilën e cilësoi si “prioritet absolut”.
“Ndoshta duke filluar nga muaji i ardhshëm, koha që do t’i ndaj DOGE do të reduktohet shumë. Do t’i kushtoj shumë më tepër nga koha ime Teslës,” – u shpreh Musk, duke përmendur gjithashtu që energjia e tij do të kanalizohet më pak në çështje qeveritare dhe më shumë në zhvillimin e teknologjisë.
Kjo lëvizje vjen pas një periudhe të gjatë ku Elon Musk është përfshirë në debate politike, shpesh herë duke mbështetur haptazi Trump-in apo duke kritikuar politikat e administratës aktuale. Distancimi i fundit sinjalizon një ndryshim të mundshëm kursi, në një moment kur tensionet politike dhe ekonomike në SHBA janë në rritje.