FLASH :

Lamine Yamal shpallet lojtari më i vlefshëm në botë: 279.7 milionë euro! Real Madridi dominon dhjetëshen elitare

Ylli 18-vjeçar i Barcelonës, Lamine Yamal, është shpallur lojtari më i vlefshëm në botë nga Football Benchmark, me një vlerësim rekord prej 279.7 milionë euro. Rritur në akademinë e famshme “La Masia”, Yamal ka lënë pas emra të mëdhenj si Kylian Mbappe (236.9 mln €) dhe Erling Haaland (182.6 mln €), duke u kthyer në një simbol të së ardhmes së klubit katalanas, tashmë mbajtës i fanellës me numrin legjendar “10”.

Përveç Yamal dhe Pedrit (131.8 mln €), pjesën tjetër të “top 10”-ës e dominojnë futbollistët e Real Madridit, me Jude Bellingham (174.5 mln €), Vinicius Junior (171.5 mln €) dhe Federico Valverde (127 mln €). Listën e plotë e përmbyllin Bukayo Saka (155.7 mln €), Jamal Musiala (154.1 mln €) dhe Florian Wirtz (144.1 mln €). Ky vlerësim i jashtëzakonshëm e pozicionon Yamal si një nga figurat më të rëndësishme të futbollit modern.