Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal, është përfshirë sërish në një histori dashurie që po bën xhiron e rrjeteve sociale. Vetëm pak javë pasi u fotografua në pushime me modelen e OnlyFans, Fati Vazquez, 18-vjeçari raportohet se është parë duke shkëmbyer puthje me modelen dhe këngëtaren argjentinase Nicki Nicole në një klub nate.
Sipas gazetarit të njohur spanjoll të showbiz-it, Javi Hoyos, Nicole dhe Yamal janë parë duke flirtuar në festën e ditëlindjes së lojtarit, por më pas janë kapur në kamera duke u puthur në një klub plazhi më 24 korrik, përpara se të largoheshin së bashku në orën 4 të mëngjesit.
Për të “konfirmuar” lidhjen, Nicki Nicole publikoi një video në TikTok ku, në fund, i bëri një të qeshur me sy kamerës – një detaj që fansat e lidhën drejtpërdrejt me komentet e Hoyos.
Por surprizat nuk mbarojnë këtu. Këngëtarja kubane Malu Trevejo, e cila ka mbi 10 milionë ndjekës në Instagram, komentoi e irrituar për situatën, duke thënë: “Tani kuptoj pse më hoqi nga ndjekësit papritur…”. Një tjetër konfirmim jozyrtar që Yamal po ndryshon shpejt shijet.
Yamal ka qenë në qendër të polemikave edhe më herët këtë verë, kur festa e tij e 18-vjetorit u kritikua ashpër nga media dhe qeveria spanjolle për shfaqje të karakterit ofendues, përfshirë përdorimin e personave me nanizëm dhe përzgjedhjen e grave sipas përmasave të gjoksit.
Ndërkohë, Fati Vazquez – me të cilën Yamal kishte pushuar më parë në Itali – u shpreh se kishte marrë kërcënime dhe fyerje, ndërsa mohoi çdo interes financiar ndaj futbollistit. Ajo theksoi se është një grua e pavarur që punon si krijuese përmbajtjeje që prej më shumë se 10 vitesh.
Pavarësisht mohimeve nga Yamal, që postoi një foto me Neymar në Rio duke shkruar “Single and happy, this is Brazil!”, historia me Nicki Nicole dhe reagimet nga Malu Trevejo e kanë vënë sërish në qendër të vëmendjes – jo për golat, por për jetën e tij personale.
Ndërkohë, figura të larta te Barcelona janë shprehur të shqetësuar për imazhin e lojtarit, i cili është përfshirë në disa skandale gjatë vetëm pak javëve pushimi.





