FLASH :

Laert Vasili dekorohet me titullin “Kalorës”, regjisori bekohet nga Nikolla Xhufka

Aktori dhe regjisori i njohur Laert Vasili është nderuar me titullin e lartë “Kalorës i Shën Kostandinit Dardanasit” nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Kosovës.

 Ceremonia u zhvillua në Kishën Ortodokse të Kosovës, me bekimin e Nikolla Xhufkës.

Dekorata iu dha Laert Vasilit në vlerësim të përkushtimit dhe besnikërisë së tij ndaj Kishës dhe rrugës së Krishtit.  Nikolla Xhufka, në një postim në rrjetet sociale, u shpreh:

“Urime të përzemërta Laert Vasili, Zoti dhe Shën Kostandini qoftë gjithnjë me të!”

Postimi i plotë:

Sot në Kishën Ortodokse Autoqefale të Kosovës, me bekimin e Fortlumturisë së Tij, Kryepeshkopit +Nikolla, u dekorua me nderim z. Laert Vasili, me titullin Kalorës i Shën Kostandinit Dardanasit.  Ky ishte një moment solemn dhe i mbushur me frymë shpirtërore, ku u vlerësua përkushtimi, besnikëria dhe dashuria ndaj Kishës dhe rrugës së Krishtit. Urime të përzemërta Laert Vasili – Zoti dhe Shën Kostandini qoftë gjithnjë me të!

Sinodi i shenjtë .