Gaga triumfoi mbi divat e muzikës botërore, Beyonce, Taylor Swift apo Kendrick Lamar. Përveç çmimit si “Artistja më e Mirë” e vitit, Gaga ‘rrëmbeu’ dhe 3 çmime të tjera.
Këngëtarja Lady Gaga është shpallur “Artistja e Vitit” mbrëmjen e djeshme në Çmimet MTV Video Music Awards (VMAs) 2025.
Gaga triumfoi mbi divat e muzikës botërore, Beyonce, Taylor Swift apo Kendrick Lamar. Çmimin e saj, Gaga ia dedikoi fansave të “Little Monster” dhe të fejuarit Michael Polansky. Nga spektakli i MTV Music Awards, Gaga u largua me 4 çmime në total, “Regjia më e Mirë” për projektin “Abracadabra” dhe “Regjia më e mirë Artistike”, “Bashkëpunimi më i Mirë” me këngëtarin Bruno Mars “Die With a Smile” dhe çmimin e vitit.
“Të jesh artiste është një përpjekje për të lidhur shpirtrat e njerëzve në të gjithë botën. Të jesh artiste është një disiplinë, një zanat i destinuar për të arritur në zemrën e dikujt, ku ajo rrit rrënjët e saj dhe për t’i kujtuar ata të ëndërrojnë. Të jesh artiste është një përgjegjësi për ta bërë audiencën të buzëqeshë, të kërcejë, të qajë, të çlirohet… Është një metodë për të ndërtuar mirëkuptim dhe për të festuar komunitetin”, tha Lady Gaga gjatë marrjes së çmimit.
Ndërkohë dhe Ariana Grande u nderua me 3 çmime, “Videon e vitit”, “Videon e gjatë” dhe “Videon më të mirë Pop” për “Brighter Days Ahead”. Ricky Martin mori çmimin “Ikona latine” pas performancës së disa hiteve, përfshirë këtu dhe “Livin’ La Vida Loca”.
VMA nderoi gjithashtu ish-këngëtarin e “Black Sabbath”, Ozzy Osbourne, i cili vdiq në korrik në moshën 76 vjeç, me një performancë të prezantuar nga një video mesazh, nga djali i tij Jack dhe fëmijët e tij.