FLASH :

La Civita-s s’ja kanë shpjeguar mirë pse e quajtën “Shqipëria Madhështore” dhe jo “Shqipëria e Madhe Sërish”

Në një intervistë për Wall Street Journal, strategu i fushatës së Donald Trump, Chris la Civita, firma e të cilit ka lidhur një kontratë elektorale edhe me Partinë Demokratike në Shqipëri, ka dhënë një sqarim të çuditshëm, kur ka shpjeguar analogjitë që po përdor ndërmjet mesazheve kyçe të fushatës së Trumpit me atë të Sali Berishës në Shqipëri.

La Civita është shprehur, se duke qenë se ka probleme me përkthimin nga anglishtja në shqip, “Make Albania Great Again”, nuk ma mundur të bëhet, port është përshtatur me njëfarë “Shqipëria Madhështore”, që sipas tij është njëfarë sinonim i fjalës të “Mrekullueshme”.

Por këtu duket se La Civita-s, nuk i kanë thë të vërtetën nga PD-ja. Slogani “Shqipëria e Madhe Sërish”, nuk ka asnjë problem gramatikor apo përkthimi, ajo është një shqipe e pastër dhe e kulluar.

Halli është tjetër. Duke qenë se Berisha ka në koalicion njerëz të forcave të ekstremit nacionalist grek si Vangjel Dule dhe Fredi Beleri dhe ka marrë bekimin e Athinës zyrtare e Micotaqisit kundër Ramës dhe interesave kombëtare të Shqipërisë, nuk mund të vendoste si slogan fushate një term nacionalist, për të cilët grekët nuk do të binin dakord kurrë.

Greqia nuk do ta kapërdinte kurrë një “Shqipëri të Madhe Sërish”, e cila padyshim brenda do të përfshinte edhe Çamërinë e aneksuar me forcë dhe spastrim etnik nga grekët me forcat gjenocidale të Napolon Zervës.

Berisha ka një precedent negativ të kësaj natyre me grekët kur ishte kryeministër dhe në vitin 2012 i takoi te festonte 100-vjetorin e Shqipërisë shtet.

Pasi presidenti grek e kishte konfirmuar pjesëmarrjen në ceremoninë festive në Tiranë, ai e bojkotoi atë, pasi Berisha përmendi Shqipërinë e madhe nga “Shkupi deri në Prevezë”, duke lakuar një territor me etni shqiptare që sot ndodhet i aneksuar në shtetin grek.

Prania e Berishës në festën kombëtare të Greqisë së fundmi në Tiranë, ku shkëmbeu afeksion me ambasadoren helene si dhe me kryepeshkop Joanin, agjentin grek të kishës shqiptare ortodhokse., e btreguan qartë se nga po fryn era e opozitës dhe përse ata nuk qujnë dot “Shqipëria e Madhe Sërish”, por u detyruan ta quanin “Shqipëria Madheshtore” koalicionin.

Chris meriton një shpjegim për këtë, që mos bëj më figura të tilla prej të padituri në media prestigjoze.