FLASH :

Kylie Jenner nis pushimet verore dhe ndan poza të nxehta në plazh

Vera po afron dhe Kylie Jenner e ka nisur tashmë sezonin e pushimeve. Biznesmenja dhe ylli i njohur i televizioneve amerikane ka publikuar disa foto në rrjetet sociale, ku shfaqet duke shijuar diellin dhe rërën në shoqërinë e miqve të saj.

Kylie është veçanërisht aktive në Instagram, ku ndan rregullisht momente nga jeta e saj personale dhe profesionale, për të mbajtur të informuar miliona ndjekës.

Në postimin e saj të fundit, ajo ka ndarë disa imazhe të realizuara gjatë një vizite në plazh. E veshur me bikini ngjyrë ari që theksojnë format e saj, Kylie pozon mbi rërë duke dhënë mesazhin se ka hyrë zyrtarisht në “periudhën e pushimeve”.

Postimi i saj ka marrë menjëherë mijëra pëlqime dhe komente, ku fansat e komplimentojnë për pamjen dhe stilin e saj veror.