FLASH :

Kush janë 4 udhëheqësit e Hamasit që u vranë në Doha! Mohohet eliminimi i kryenegociatorit Al Hayya

Kreu i byrosë politike dhe kryenegociatori i Hamasit në Gaza, Khalil al-Hayya, thuhet se u vra në një sulm izraelit në kryeqytetin e Katarit.

Burime i thanë televizionit al-Hadath të Arabisë Saudite se udhëheqësit e Hamasit, Zaher Jabarin, Khaled Mashaal dhe Nizar Awdallah u vranë gjithashtu në sulmin izraelit në Doha.

Al-Arabiya dhe Al-Hadath i Arabisë Saudite raportuan vrasjet, duke cituar burimet e tyre. Megjithatë, burimet e grupit Hamas i mohuan vrasjet nëpërmjet Al Jazeera.

“Takimi i udhëheqjes së Hamasit në Doha i mbijetoi sulmit të Izraelit”, tha për Al Jazeera një burim i lartë nga grupi militant palestinez.