FLASH :

Kush është bjondja e arrestuar në Han të Elezit? Elmedina Rexhepi, roli kyç në rrjetin e kokainës – aksion në 3 qytete!

Një aksion i gjerë antidroge ka çuar në arrestimin e Elmedina Rexhepit, rreth 30 vjeçe, e cila dyshohet se kishte rol të rëndësishëm në një rrjet trafiku kokainë në Kosovë. Ajo u ndalua në orët e para të mëngjesit të 16 gushtit në Pikën Kufitare të Hanit të Elezit, ndërsa udhëtonte me një automjet me targa belge së bashku me Isak Husmanin, rreth 57 vjeç.

Të dy u arrestuan menjëherë nga Policia dhe më pas u shoqëruan në zyrat e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve (DHTN) në Prizren për t’u marrë në pyetje në prani të avokatëve. Në mjetin e ndaluar, autoritetet zbuluan një sasi prej 4.4 kilogramësh kokainë, ndërsa hetimet zbulojnë se Elmedina Rexhepi luante rol kyç në furnizimin dhe shpërndarjen e drogës.

Në të njëjtën kohë, DHTN në Ferizaj kreu një kontroll në banesën e Fidan Husmanit, 28 vjeç, i cili dyshohet të jetë një hallkë e rëndësishme e këtij rrjeti, por ai nuk u gjet dhe është shpallur në kërkim. Gjithashtu, u ushtrua kontroll edhe në banesën e Rexhepit në Prishtinë, por pa gjetur prova shtesë.

Si pjesë e hetimeve, u sekuestruan dy makina luksoze – një Volkswagen Arteon me targa belge dhe një Volkswagen Golf VIII. Operacioni vijon, ndërsa autoritetet janë në ndjekje të Fidan Husmanit dhe të tjerëve që dyshohet se janë përfshirë në këtë aktivitet kriminal.