Gjatë një interviste me median, një ndodhi interesante ka ndodhur mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe gazetarëve. Ai ka dashur të bëjë një krahasim dhe ka pyetur gazetarët, duke u kërkuar të gjejnë një vend tjetër në botë ku partia e parë është më e madhe se e dyta dhe e treta bashkë. Gazetarët ia kanë kthyer menjëherë, duke thënë se kjo gjë është e mundur në Shqipëri. Kurti, në një moment, është stepur dhe më pas ka pranuar realitetin, madje ka qeshur për “gafen” që u kthye në një batutë. Në fakt, në Shqipëri, Partia Socialiste ka më shumë vota se partia e dytë dhe e tretë të marra së bashku. Kjo u vërtetua edhe nga zgjedhjet e fundit elektorale, ku Partia Demokratike dhe ajo e Tom Doshit, të marra bashkë, kanë më pak vota se Partia Socialiste.







