FLASH :

Kur shumë pastërti dëmton? Ja çfarë duhet të dinë prindërit

Mjekja pediatre Mirela Dibra, e ftuar në podcastin “Shëndet!”, ka treguar se pse shumë pastërti është e dëmshme për shëndetin e foshnjave dhe fëmijëve.

Duhet të kemi parasysh kujdesin e higjienës në shtëpi. Mos të kalojmë në sterilizime të tepruara sepse kjo është e dëmshme, ashtu siç është ekspozimi ndaj faktorëve të dëmshëm të mikroorganizmave të dëmshëm. Sepse një fëmijë duke u rritur në kushte kaq sterile, në momentin që del në ambientin  e jashtëm është shumë i gatshëm të marrë mikrobe, viruseve të ndryshme dhe sëmuret edhe më shpesh. Tek këta fëmijë, edhe fenomenet alergjike janë më të shumta”, tha mjekja.