FLASH :

Kur përveç detyrës, “të dhemb” fort vendlindja.

Kur detyra bëhet mision zemre, lindin histori si ajo e Alfred Zhupanit. Oficeri i Krimeve, i lindur në fshatin Bletëz një nga zonat e shkrumbuara nga zjarret prej tre ditësh ka qenë në vijën e parë të frontit, duke luftuar për të shpëtuar jetë njerëzore në Gramsh.

Në këto ditë të vështira, së bashku me dhjetëra kolegë të tjerë, ai ka sfiduar rrezikun për t’i nxjerrë banorët nga shtëpitë dhe për t’i larguar nga flakët. Një fotografi tashmë virale e tregon Zhupanin teksa mban në krahë një të moshuar dhe vrapon për ta shpëtuar nga zjarri.

Teksa 7 fshatra janë shkrumbuar plotësisht, dëmet në njerëz do të kishin qenë katastrofike pa guximin e këtyre heronjve. Plaga e madhe që ky zjarr i tmerrshëm i shkaktoi Gramshit do të marrë kohë të shërohet, por falë sakrificës së tyre, jeta e banorëve u ruajt.