FLASH :

Kur ndryshon ora në tetor 2025? Surprizat që na presin dhe pesë gabimet që i bëjmë çdo vit


Edhe pse kjo duket si një formalitet i zakonshëm, ndryshimi i orës ndikon dukshëm në jetën e përditshme

Nga gjumi dhe përqendrimi, te humori dhe produktiviteti, trupi ynë reagon ndaj prishjes së ritmit natyral. Në vend të një ore më shumë pushim, shpesh përballemi me lodhje, nervozizëm dhe rënie të energjisë.

Prej vitesh në Evropë diskutohet për heqjen e kësaj praktike, por ajo ende mbetet në fuqi dhe zbatohet dy herë në vit, pranverë dhe vjeshtë, me arsyetimin se drita e ditës shfrytëzohet më mirë. Në realitet, ky ndryshim shpesh sjell më shumë shqetësime sesa përfitime, sidomos për fëmijët dhe të moshuarit që e kanë më të vështirë përshtatjen.

Ekspertët paralajmërojnë se efektet nuk duhen nënvlerësuar dhe këshillojnë që secili të përgatitet gradualisht për këtë tranzicion, në mënyrë që ndikimi në organizëm të jetë sa më i lehtë.

Kur ndryshon ora?

Në vjeshtën e vitit 2025, orët do të kthehen pas më 26 tetor, të dielën në ora 03:00 të mëngjesit, atëherë akrepat kthehen një orë pas, në 02:00.

Praktikisht fitojmë një orë më shumë gjumë, por humbim një pjesë të dritës së ditës. Dhe ndërsa shumica mendojnë: “mirë, fle më gjatë”, pasojat e kësaj ndryshimi shpesh nënvlerësohen – nga lodhja deri te ndjesia se dita është shumë e shkurtër.

Pse bëhet ky ndryshim?

Edhe pse prej kohësh diskutohet për heqjen e tij, ndryshimi i orës ende zbatohet dy herë në vit, me arsyetimin se drita e ditës shfrytëzohet më mirë. Por në praktikë, më shumë dritë në mëngjes nuk do të thotë më pak lodhje pasdite