FLASH :

Video/Kuqezinjtë drejt Rigës: Shqipëria përballet me Letoninë për kualifikueset e Botërorit 2026

Kombëtarja shqiptare është nisur ditën e sotme drejt Rigës, ku të martën, më 10 qershor, do të përballet me Letoninë në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026.

Pas barazimit 0-0 ndaj Serbisë në stadiumin “Air Albania”, kuqezinjtë synojnë të rikthehen te fitorja për të mbajtur gjallë shpresat për një vend në fazën finale.

Trajneri Sylvinho ka theksuar rëndësinë e kësaj ndeshjeje, duke bërë me dije se skuadra është e plotë dhe në formë të mirë fizike. Përballja do të zhvillohet në orën 20:45, në stadiumin “Skonto” të Rigës.