FLASH :

Kullat që rritën çmimet artificialisht bashkëjetojnë me plehrat në Tiranë

Kullat që rritën çmimet artificialisht bashkëjetojnë me plehrat në Tiranë,Për vite me radhë, kullat abuzive në qendër të Tiranës kanë shitur apartamente me çmime të fryra artificialisht, duke deformuar tregun përmes parave të dyshimta. Por flluska tashmë ka plasur, çmimet po bien pikiatë dhe rënia pritet të vazhdojë.

Vetëm pak metra larg këtyre “simboleve” të luksit, rrugët janë të mbuluara me plehra që Bashkia e Tiranës nuk i pastron. Në horizont, kullat e arta ngrihen krenare si fenerë të pasurisë dhe suksesit, por poshtë tyre realiteti të përplas si era e rëndë e mbeturinave. Një kryeqytet ku kontrasti nuk është thjesht pamje, është mënyrë jetese, luks për sy, landfill për këmbë.