Edhe pse është kulla më e lartë në Tiranë dhe ka nisur shitjet e apartamenteve të saj që në vitin 2023, Downtown One i ka ende në fundin e gushtit të vitit 2025, thuajse të gjitha dritat fikur.
Kjo godinë është funksionale, pasi aty janë vendosur edhe disa prej zyrave të kompanive të vetë ndërtuesit, por me sa duket shitjet e saj kane ngecur.
Këtë e dëshmon fakti që në orën 20:30 në mbrëmje, aty është e vështirë të gjesh një dritë ndezur.
Si për banim, ashtu edhe për zyra shërbimi, po të kishte qenë i suksesshëm me shitjet, kulla më e lartë në vend sot duhet të xixëllonte nga dritat.
Por duke qenë se një apartament 2+1 në katin e 33-të të saj kushton mbi 700 mijë euro, duket se nga kulla më e lartë në vend, ajoi po kthehet edhe në kullën fantazmagorike të Tirnaës, e tëra e errët dhe e pabanuar nga askush.
Mendohet se natën aty vërtiten “xhindët” e spekulimit të tregut imobiliar dhe qeshin e fërkojnë duart që arritën të pastronin një mal me para të droge dhe korrupsioni, që nëpërmjet trafikantëve dhe politikanëve të korruptuar dhe prestanome-ve të tyre, përfundojnë si pseudo investitorë në kulla të tilla.
Kjo kullë e spekulantëve të tregut, na tregon edhe një herë se në Shqipëri, sukses po kanë blerësit që bëjnë investime të duhura.
Për shembull në Paskuqan, çmimi për metër katror u rrit brenda 6 muajve nga 800 në 1400 euro m2, vetëm me kalimin e Unazës Veriore atje.
E njëjta gjë edhe në segmentet Tiranë-Durrës, dhe Tiranë-Rinas, ku zgjerimi i autostradës dhe kalimi i disa linjave hekurudhore në investim, i kanë bërë blerësit që investimet e tyre fillestare me 500 apo 800 euro metri katror, t’i kthejnë brenda një kohe shumë të shkurtër në investime fituese, pasi metri katror në këto zona po lulëzon dhe po shitet.
E njëjta logjikë vazhdon të mbetet e fortë edhe në bregdet, ku kthimi i investimit mbetet i shpejt dhe i lartë.
Ndaj kullat spekulativi të qendrës që po braktisen nga kushdo, përveç vetë spekulantëve dhe trafikantëve e politikanëve të korruptuar, janë përgjigja më e mirë që vetë tregu i dha aventurierëve që në dekadën e fundit i hynë një gare të marrë me rritje të palogjikshme çmimesh.







