FLASH :

Kujdesi i madh i Ballukut për shefin , i mbyll Ramës mikrofonin që kishte harruar ndezur në parlament

Tani që Edi Rama e ka bërë Belinda Ballukun tejet të pushtetshme, duke e konfirmuar si zëvendëskryeministre dhe njëkohësisht ministre të Infrastrukturës dhe Energjisë, duket qartë se ajo është figura më e fortë politike brenda qeverisë. Pasi hoqi Erion Veliajn duke e çuar në burg dhe e largoi Ogerta Manastirliun, duke e vendosur si kandidate për Bashkinë e Tiranës, Rama duket se po i hap rrugën Ballukut si pasardhësen e mundshme të vetes, si në krye të PS-së ashtu edhe të qeverisë. Megjithatë, Balluku është mirënjohëse dhe këtë e tregon në çdo gjest të saj, me jo pak përulësi si në momentin kur, me kujdes, i mbylli mikrofonin Kryeministrit në parlament, pasi ai e kishte harruar hapur.