FLASH :

KUJDES! PAMJE TË RËNDA!/Masakra e radhës e Izraelit: fëmijët e vdekur sillen me karrocë gomari

KUJDES, PAMJE TË RËNDA! Pamje tronditëse kanë dalë nga qyteti i Deir al-Balah në Gazën qendrore, ku trupa të fëmijëve palestinezë u panë teksa mbërrinin në spital me karrocë gomari, pas një sulmi të përgjakshëm nga forcat izraelite.

Të paktën 47 palestinezë janë vrarë që prej agimit të sotëm nga bombardimet izraelite në Rripin e Gazës, me shumicën e viktimave të regjistruara pikërisht në Deir al-Balah. Shifrat pritet të rriten, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë të nxjerrin trupat nga rrënojat.

Sulmet e fundit vijnë në një kohë kur komuniteti ndërkombëtar po rrit thirrjet për armëpushim, ndërsa kriza humanitare në Gaza thellohet çdo ditë.