FLASH :

Ku po shkojmë kështu?!/ Momenti i rëndë kur vëllai qëllon me kallash ndaj vëllait në Paskuqan

Policia ka arrestuar një 61-vjeçar i cili ka qëlluar me automatik në ajër për të kërcënuar vëllain e tij, pasi i dhunoi të bijën. Policia ka arrestuar një 61-vjeçar i cili ka qëlluar me automatik në ajër për të kërcënuar vëllain e tij, pasi i dhunoi të bijën. Në pranga ka rënë edhe vëllai i tij, pasi dhunoi vajzën e 61-vjeçarit.Të arrestuarit janë identifikuar si Mazllam dhe Adem Marku

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, sapo janë njoftuar për një konflikt mes 2 vëllezërve në Paskuqan, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, për të nxjerrë autorët para përgjegjësisë penale dhe për të sqaruar rrethanat e rastit.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, shërbimet e Policisë kanë neutralizuar të dy shtetasit e përfshirë në konflikt, konkretisht M. M., 61 vjeç (me precedent për kundërshtim të punonjësit të Policisë) dhe A. M., 63 vjeç, vëllezër, të cilët në përfundim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se shtetasi M. M. qëlloi me armë zjarri kallashnikov, në ajër, për të kanosur shtetasin A. M., i cili i kishte dhunuar vajzën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.