Policia e Gjirokastrës ka goditur një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike, si pjesë e planit operacional anticannabis “Koordinata”.
Gjatë kontrolleve të zhvilluara në të gjithë territorin e qarkut, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me DVP Gjirokastër, arrestuan në flagrancë shtetasin P. Gj., banues në fshatin Lazarat.
Në oborrin e banesës së tij u gjetën të kultivuara 48 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Një pjesë e bimëve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua nëpërmjet djegies.
Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme ligjore.