FLASH :

Kryetari i Bashkisë Gramsh “lan duart”: Ajo që iku, iku!

Besjan Ajazi, “buratini” i Damian Gjiknurit dhe i vendosur si “lolo” i tij në Bashkinë Gramsh, ndoshta nuk e kishte menduar kurrë se në jetë do të kishte një përgjegjësi kaq të madhe si menaxhimi i një çështjeje për jetë a vdekje për dhjetëra fshatra të bashkisë që drejton. Por ai e bëri këtë në mënyrën më të keqe të mundshme, duke thënë se “ajo që iku, iku” dhe duke zhveshur nga përgjegjësia si pushtetin lokal, ashtu edhe atë qendror.

Qeveria e tij, që ka një ushtri me vetëm disa helikopterë dhe që paratë i ka çuar për korrupsionin e inceneratorëve e jo për emergjencat civile, sipas Ajazit, nuk ka asnjë faj. Një fije bari e djegur i shkatërroi jetën qindra qytetarëve sepse as bashkia e tij dhe as qeveria e Ramës nuk ishin të afta të shuanin në kohë flakët.