FLASH :

“Kryeministri nuk do pranojë heqjen e mandatit të deputetit për znj.Balluku”/ Analisti: Rama do merret në pyetje nga SPAK

I fuar në studion e emisionit “Top Story”, analisti Arjan Curri ka komentuar veprimet e SPAK lidhur me zv.kryeministren, Belinda Balluku ndaj të cilës i ka kërkuar Kuvendit ti heqë imunitetin.

Teksa ka trajtuar qasjen e SPAK dhe të kryeministrit Edi Rama lidhur me këtë çështje, Curri është shprehur se kryeministri nuk do pranojë heqjen e mandatit të deputetit për znj.Balluku.

“Ajo që kam unë si informacion është se, Rama nuk do ja heqë imunitetin Ballukut”, u shpreh Curri.

Curri vijoi më tej teksa theksoi se ka informacion që pas këtij veprimi të kryeministrit, SPAK do ndërmarrë një tjetër hap: marrjen e Edi Ramës në pyetje në zyrën e tij.

“Unë kam informacion që gjëja e parë që do bëjë SPAK pas këtij veprimi do të jetë marrja në pyetje e vetë Edi Ramës, sipas ligjit në fuqi, duke i dërguar në zyrën e tij dy oficerë të BKH-së.”

Unë nuk besoj që Rama nuk e di që sa më shumë ta nxehësh SPAK-un, aq më shumë SPAK-u të lëshohet, të bie më fort!