FLASH :

Kryeministri “hije” i vetëshpallur i Shqipërisë kërcënon rëndë Donald Trump dhe dhëndrin e tij

I vetëquajturi profesor Pëllumb Pilinçi, pasi prezantoi qeverinë hije në Vlorë, kësaj radhe ka shpërndarë një mesazh të drejtpërdrejtë për presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.

Ai i drejtohet presidentit të SHBA-ve, që ta dëgjojë mirë, sepse ai e di mirë kush jam unë, – e fillon mesazhin e tij profesor Pilinçi.

“President, je ngatërruar në Amerikë, ke vajtur shumë herë në gjyqe për femra, por mos u ngatërro me tokën e shqiptarëve. Ai dhëndri jot, ai s’ka para.

Por presidenti po ta dijë që dhëndri i tij bën këto, ai nuk e lejon. Është e ndaluar rreptësisht në këtë kushtetutën amerikane, që presidenti kur është në fuqi të bëjë tregti me një vend tjetër” – shprehet Pilinçi.

Ai më tej i kërkon presidentit Trump, të dalë e të thotë në publik që vajza ime dhe dhëndri im s’ka punë në tokën e Shqipërisë.

Pilinçi i kujton më tej se ai është bërë republikan më vonë se ai, madje i thotë që edhe amerikan është më i ri se sa vetë Pilinçi.

Gjithsesi, profesor Pilinçi në videon më poshtë, ia tregon vendin Donald Trumpit.